KF “Liria” në mes të OJQ-së dhe menaxhimit privat, 2 ditë para fillimit të garave nuk dihet statusi i sakt…

Edhe dy ditë “Liria” e Prizrenit e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së parë, ndërsa nuk dihet a është OJQ apo në menaxhim privat.

Shumë persona publik në Prizren janë pyetur se cili është statusi juridik e KF “Liria”.

Me 15 prill “pas përfundimit të paraqitjeve të planprogrameve zhvillimore dhe atyre financiare, Komisioni 6-të anëtarësh vlerësoi në këtë mënyrë:

1.Agim Buduri 392 pikë dhe

2.Raman Kiqe 566 pikë.

Pra, fitues u shpall Raman Kiqe – KA-Sportmanagment që mblodhi 566 pikë.

Ndërkohë, fituesi Raman Kiqe dhe Komisioni do të nënshkruajnë marrëveshjen-kontratën lidhur me menagjimin e mëtejmë të KF Liria.

Kështu raportohej nga KF “Liria” në emër të Komisionit 6 anëtarësh. Dhe një gjë e tillë ndodhi. Liria u dha në menaxhim.

Liria nuk i inkadrua në Superligë. Pronari i ri Lirisë tha se ka plan afatgjatë për Lirinë por nga tabori i Lirisë nisën aneksat se është më keq pas privatizimit.

Pyetja që shtrohet është a është OJQ, Liria apo është në menaxhim privat.

Së fundi Liria e ka fituar një donacion nga Kuvendi Komunal si OJQ, për këtë arsye kuvendari i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, Faruk Tahi ka pyetur se ç’po ndodh me KF ‘Liria”.

“Që në muajin maj e keni dhënë në menaxhim privat dhe që nga ajo kohë nuk po dihet çka po ndodh me këtë Klub” tha Faruk Tahiri dhe shtoi.

“Ajo çka po na intereson në Klub, tash së fundi nga subvencionet kemi pa se Klubi Futbollistik Liria ka qenë përfituese si OJQ, jo si biznes. Tash kemi një pronar i cili thotë që unë jam pronar i Klubit Futbollsitik “Liria”, Rahman Kiçe dhe e kemi OJQ-në e cila e ka në pronësi Klubin Futbollistik “Liria”. Tash pyetja që po du me bo unë për Lirinë. Po më intereson këto mjete që ipen nga subvencioni a do t’i ipen OJQ-së Klubit Futbollistik “Liria” apo pronarit që po pretendon që e ka në menaxhim KF “Lirinë”. Kam marr shumë ankesa edhe nga futbollistët. Tash fillon stinori i ri dhe është keq edhe për Prizrenin që nuk e kemi të rregulluar ende statusin e KF “Liria”, të një një Klubi që duhet ta ketë qyteti, pranndaj kryetar jeni taku edhe me këtë pronarin që ka prezantu një plan konkret për zhvillimin e Klubit” tha Faruk Tahiri.

Në ndërkohë ka pasur edhe reagime të tjera rreth KF “Liria” por një përgjigje nuk është marrë.

Këtë çështje duhet ta sqarojnë Komuna e Prizrenit dhe komisioni 6 anëtarësh i KF “Liria” të cilët thonë se e kanë dhënë në menaxhim privat ndërsa “Liria” ende është OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *