Kjo është legjenda e Shën Valentinit, që pak nga ju e dine
Çdo 14 shkurt, në të gjitha vendet anembanë botës, karamele, lule dhe dhurata shkëmbehen mes të dashuruarve, të gjitha në emër të Shën Valentinit.
Por kush është ky shenjtor misterioz dhe nga vijnë këto tradita?
Kush ishte Shën Valentini dhe si u lidh figura e tij me këtë rit të lashtë?
Kisha Katolike njeh të paktën tre shenjtorë të ndryshëm të quajtur Valentine ose Valentinus, të cilët u martirizuan të gjithë.
Një legjendë pohon se Shën Valentini ishte një prift që shërbeu gjatë shekullit të tretë në Romë. Kur perandori Klaudi II vendosi që burrat e vetëm ishin ushtarë më të mirë se ata që kishin gra e familje, ai vendosi të bënte të paligjshme martesën e djemve të rinj. Shën Valentini, duke e cilësuar këtë dekret si të padrejtë, sfidoi Klaudin dhe vazhdoi të kryente martesa për të dashuruarit e rinj në fshehtësi. Kur këto akte të Shën Valentinit u zbuluan, Klaudi urdhëroi që ai të vritej.
Disa tregime të tjera sugjerojnë se Shën Valentini mund të jetë vrarë si pasojë e përpjekjeve të tij për t’i shpëtuar të krishterët nga burgjet romake, të cilat shërbenin si vend torture.
Sipas legjendës, ka qenë një i burgosur që ka dërguar letrën e parë romantike të “Shën Valentinit” pasi u dashurua me një vajzë të re – ndoshta me vajzën e rojtarit të burgut, e cila e vizitoi atë gjatë burgimit. Përpara vdekjes së tij, ai shkroi këtë letër duke e firmosur me nofkën “Nga Valentini yt”, një shprehje që përdoret edhe sot e kësaj dite.
Edhe pse e vërteta që qëndron pas legjendës së Shën Valentinit është mjaft e errët, të gjitha tregimet e përshkruajnë këtë Shenjtor si një figurë simpatike, heroike dhe më e rëndësishmja: romantike. Nga periudha e Mesjetës, ndoshta në sajë të këtij reputacioni, Shën Valentini do të bëhej një nga shenjtorët më të famshëm në Angli dhe Francë.
Origjina e Ditës së Shën Valentinit: Një festival pagan
Ndërsa disa njerëz besojnë se Dita e Shën Valentinit festohet në mes të shkurtit për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Shën Valentinit ose të varrosjes së tij, që ka ndodhur ndoshta rreth vitit 270 pas Krishtit; Të tjerë pretendojnë se Kisha e Krishterë mund ta ketë vendosur ditën e festës së Shën Valentinit në mes të muajit shkurt në një përpjekje për t’i bërë njerëzit të festonin kremtimin pagan të Lupercalia. Ai ishte një festival i fertilitetit kushtuar
Faunit, perëndisë romake të bujqësisë, si dhe themeluesve Romë Romulus dhe Remus, që festohej në datën 15 shkurt.
Lupercalia mbijetoi në fillimet e fesë së krishterë, por më vonë ajo u bë e jashtëligjshme, pasi u cilësua si “jo i krishterë”, në fund të shekullit të 5-të, kur Papa Gelasius deklaroi ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt. Megjithatë, do të kalonte edhe disa kohë përpara se kjo ditë të njihej si festa e të dashuruarve.
Gjatë Mesjetës, banorët e Francës dhe Anglisë besonin se 14 shkurti ishte fillimi i sezonit të çiftëzimit të shpendëve, gjë që hodhi idenë se edhe dita e Shën Valentinit të kremtohej si një ditë romance.
Letra e parë që është dërguar për festën e Shën Valentinit i përket vitit 1415, ku Duka i Orleans, Charls, i dërgoi një poemë dashurie gruas së tij teksa ishte i burgosur në Kullën famëkeqe të Londrës.
Në ditët e sotme, çdo vit shkëmbehen rreth 150 milionë kartolina për Shën Valentinin, duke e bërë këtë ditë, festën e dytë më të famshme pas Krishtlindjeve.