Koeficienti/ Rukiqi: Qeveria ka vendosur ta luftojë edhe pak atë profesionalizëm në sektorin publik
Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e koeficientit 105euro.
Ai thotë se me këtë koeficient, Qeveria “ka vendosur ta luftojë me çdo mjet edhe pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik”.
Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e Qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 euroeve.
“Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.