Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit
Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren, nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit “Zëvendësimi i gypsjellësit ekzistues AC Ჶ 150 mm të burimit të Cvilenit me gypsjellës të ri PEHD Ჶ 160 mm në segmentin rrugor “Çesma e Pashait – shkarkuesi i fundit – Prizren”.
Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren dhe analizave tekniko-analitike ndërrimi i këtij gypsjellësi është i domosdoshëm – projekt që duhet të përfundohet me emergjencë. Ky intervenim do të ndikoj në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, furnizimi me ujë të pijes do të stabilizohet, do të zvogëlohen humbjet dhe do të bëhet evitimi i prishjeve të shpeshta.