Komuna organizon KONSULTIM publik për: Projekt-buxhetin e vitit 2023
Qytetarë të nderuar të Komunës së Prizrenit, ju ftojmë të merrni pjesë në KONSULTIMIN publik për: Projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2023. Ky konsultim, organizohet nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Zyra për Informim.
Konsultimi Publik do të mbahet të premten, më 17.06.2022, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në Shtëpinë e Bardhë, në orën 10:00. Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Qarkoren mund ta gjeni të publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës në këtë vegëz:
https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/qarkorja-buxhetore/ .
Njoftimin dhe qarkorën mund ta gjeni të publikuar në Platformën e Konsultimeve Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php …
Komentet dhe sugjerimet tuja mund t’i dërgoni deri më 16.06.2022, në orën16:00, në e-mail: [email protected] ose [email protected].
Njoftimi shqip:
Njoftimi boshnjakisht:
Njoftimi turqisht:
Ju mirëpresim!