Komunat e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Sipas Ibrahimit, Qeveria e Kosovës në mënyrë arbitrare e pa u konsultuar me komunat ka vendosur që të bëhet falja e tatimit në pronë deri në 100 euro.

Ai tha se me këtë vendim do të dëmtohen buxhetet e komunave të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *