Konflikt për pronë në Prizren: 60-vjeçari rrihet me tre persona, i sekuestrohet arma
Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur së fundi edhe në fshatin Manastiricë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se anëtarët e familjes Durmishi janë përfshirë në një përleshje fizike, teksa njëri nga ta dyshohet t’i ketë kërcënuar edhe me armë.
E gjithë situata ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë, ku 60-vjeçari dyshohet se fillimisht ka ofenduar tre personat tjerë dhe më pas është rrahur me ta.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar personat e përfshirë në rast, teksa është sekuestruar edhe arma e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që 60-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.