Kosovë rastet me covid-19, 53 për qind janë meshkuj, 47 për qind femra
Në Kosovë, nga muaji mars e der më tani janë infektuar me covid-19, 50.135 persona. Ndërsa mosha mesatare e tyre është 30-39 vjeç.
Këto të dhëna i ka bërë publike ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference të shtunën, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu ka thënë se të prekur nga covid-19 më shumë janë meshkuj, 53 për qind, ndërsa47 përqind femra.“Deri më tani janë 1220 të vdekur. Si dhe mosha mesatare e të prekurve është 30-39 vjeç.
Meshkujt mbizotërojnë sa i përket prekjes me virus ku janë 53 për qind krahasuar me femra 47 për qind”, tha Zemaj.Zemaj ka treguar se nga 664 raste që kanë kërkuar trajtim jashtë vendit vetëm 198 janë aprovuar.