KQZ-ja ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që duan të votojnë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KQZ’ja ka bërë me dije se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

Njoftimi:

Periudha e votimit përmes postës, 15 shtator – 15 tetor 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor.

Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532.

Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *