KQZ-ja vendos të rinumërohen votat në 12 vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marr vendim për rinumërimin e 12 vendvotimeve.
Tri prej tyre janë në qytetin e Podujevës.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve. Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.