Kriteret shtesë shihen me dyshime në “Ftesat për ofertë” për eksursionet e nxënësve në Shqipëri
Ftesat për ofertë ose eskursionet për në Shqipëri shpesh kanë përfunduar në Gjykatë, me dyshime për mosrespektim të kritereve që i përcakton Udhëzimi Administrativ, për tejkalim të tyre ose mosrespektim.
Kriteret që i përcakton Udhëzimi Adminstrativ janë të qarta, por ato shpesh shtohen me qëllimin e vetëm që një agjension i caktuar të fitojë konkursin.
Këto kritere duket se edhe këtë vit janë shtuar përtej asaj që thotë Udhëzimi. Pse bëhen këto shtesa është e qartë. Dyshohet se bëhen që agjensione ose edhe transporues të fitojnë tenderët e shkollave tona.
Dyshohet se shpesh kanë fituar ata që kanë lidhje me drejtorët e shkollave, me çmime shumë më të larta dhe këto dyshime kanë përfunduar në Gjykatë.
Ta shohim çka thotë udhëzimi adminstrativ e cilat kushte i kanë shtuar shkollat.
Në Udhëzimin Administrativ thuhet se me vendim të Këshillit Drejtues të Shkollës përcaktohen kushtet e kushtet që i përcakton Udhëzimi Administrativ. Ndër të tjeta Udhëzimi thotë:
Neni 11 Ekskurzioni
Paragrafi 2 Me vendim të Këshillit drejtues të shkolles percaktohen
Nënparagrafi 2.13
Për zgjedhjen e agjensisë, shkolla është e obliguar ti kërkoj së paku 3 oferta nga Agjensitë e udhëtimit, të shpallura përmes mjeteve të informimit me afat aplikimi prej 7 ditësh nga data e shpalljes.
Ofertat derëzohen në DKA me emrin e shkollës, që ka shpallur ofertën.
Hapjen e ofertave e bën Komisioni prej 3 antarësh, ku bëjn pjesë:
Një përfaqësues i autorizuar nga DKA, kryetari ( ose një përfaqësues tjetër) i KDSH dhe drejtori
Nënparagrafi 2.14
Agjensioni turistik duhet ti plotësojë këto parakushte:
Të jetë i Licencuar,
Te ketë bërë Kontrollin Teknik sipas procedurave ligjore,
Dhe të ketë numër të mjaftushëm të autobusëve për nevojat e shkollës.
Autobusët te jenë komfor dhe me klimë
Agjensioni te ketë dëshmi për shëndetin fizik dhe mendor të ngasësve të autobusit
Agjensioni duhet të sigurojë përrkujdesje mjekësore për nxënësit dhe dëshmi(certifikat pune dhe diploma të mjekut) që shoqëron nxënësit”
Komisioni i përmendur për zgjedhjen e agjensis në bazë kritereve te caktuar nga KDSH dhe kritereve nga shtojca 1-5 të nenit 15 të këtij udhëzimi ,vendos mbi kompaninë e zgjedhur. Kriteret duhet të jenë të përfshira në ofertën që do të shpallet për ekskurzion: të bashkangjitur keni shtojcen B 1-5
Nënparagrafi 2.21
Agjensioni turistik duhet të ketë dokumentacionin (licencën) e agjencionit të akreditimeve të ushqimeve ne vendqëndrimin e nxënësve.
Këto janë kriteret sipas Udhëzimit Administrativ 02-2016 për zgjedhjen e agjensisë të vendosura në bazë të vendimit të KDSH.
Dhe çka ndodhë në realitet vit pas viti. Kriteret shtohen varësisht nga shkolla dhe kriteret që janë jashtëudhëzimit administrativ.
Në ftesat për ofertë publikuara nga shkollat e mesme të Prizrenit në gazetën EPOKA E RE, KËSHILLI DREJTUS I SHKOLLES merr vendime kunder udhezimit administrative duke shtuar kritere. Si kriter që i kanë shtuare që nuk parasheh Nenin 11 pika 2
Me vendimin të KDSH (Këshillit Drejtues të Shkollës) përcaktohet:
Autobusat të jenë në pronësi, komfor me klimë dhe numër të maftueshëm përmbi 400 vende.
Lartësia e pagesës 120 euro
Agjensioni duhet të ofrojë listën e shoferave dhe punëtorve të deklaruara në ATK (Administratën Tatimore të Kosovës 2021) që do të marrin pjesë në eksursion.
Vertetimin ATK (Administraten Tatimore të Kosovës) 2021
Vërtetimin e taksave komunale të vitit 2021
Licencën e sallës për Argëtim për së paku 400 nxënës (diskotekë)
Dëshmi ose Rezervim të HOTELIT në Durrës me data të caktuara 09.05.2022 -13 .05.2022
Agjensioni të ofroj dëshmi për qarkullimin bankar për 3 vitet e fundit (2019, 2020, 2021) së paku 250 mijë euro.
Referencat për 3 vitet e fundit rreth Organizimit të maturantëve për vitet 2017,2018,2019
Etj.
E lehtë për t’u kuptuar se janë jashtë udhëzimit administrativ. Në udhezimin administrativ thuhet se duhet të jetë agjensi e jo transportues. Janë këto disa nga udhëzimet e shtuara të cilat duhet të rishikohen nga KDSH apo edhe nga DKA.