Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, dhe ka bërë të ditur se me 10 qershor do të ftohen në Prizren të gjitha kryetarët e qyteteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Postimi i plotë:
Më 10 Qershor 2022 në Prizren, takohemi vëllezer e motra nga të gjitha trevat shqiptare, në kujtim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kryetarët e të gjitha komunave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, do të ftohen për ta nderuar historinë e cila na frymëzoi për bashkim.
Me kryetarin Bali Muharremaj nga Komuna e Suharekës, do t’i mirëpresim të gjithë, të na bashkohen në organizim, për ta shënuar 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Lidhja Shqiptare është festë kombëtare, prandaj do bashkohemi të gjithë, në vendin ku simbolizohet historia jonë.