Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi, vizitoi shka “Agrimi”, e quan tempull kulturor të cilit i duhet mbështetje institucionale
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, të enjten ka bërë vizitë në SHKA ” Agimi”, duke e quajtur tempull të kulturës sonë i cili meriton më shumë mbështetje institucionale.
Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë takimit që ka patur me drejtues të njërit grup të SHKA ” Agimi”, është shoqëruar edhe nga zyrtarë të të degës së partisë së tij në Prizren.
Ai tha se SHKA ” Agimi” është tempull i kulturës sonë dhe se institucionet tona duhet të angazhohen në mbështetjen të saj për vijimin e kultivimit të vlerave tona kulturore, u shpreh ai.
Ndërkaq, kryetari i SHKA ” Agimi”, Festim Bytyçi, tha se përkundër vështirësive të ndryshme, organizmi më i vjetër kulturor në vend i cili këtë vit shënon 77 vjetorin e themelimit, vijon të ketë kontinutitet funksional.
Përveç SHKA ” Agimi”, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pritet që të vizitojë edhe SHBZ ” Esnaf”, në një takim me drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate.