Kryetari, kryeimami dhe sekretari i Bashkësisë Islame pritën në takim Faruk Tahirin, kandidat për Kuvendin Komunal
“Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, anëtarin e kryesisë së BIRK-ut, Reshat ef. Mexhiti dhe anëtarë e imamë të KBI-Prizren, e pritën në takim, z. Faruk Tahiri, nga Prizreni, njëkohësisht kandidat për asamblenë e Prizrenit në zgjedhjet komunale 2021.
Faruk Tahiri, sikurse edhe në takimet e tjera shprehu konsideratën më të lartë për Bashkësinë Islame. Ai, tha se vjen shpesh në Bashkësi Islame, ngase ndihet pjesë e këtij institucioni vital për shoqërinë tonë. “Dhe kështu do të vazhdoj gjithmonë si dhe do t’i avokoj e mbroj interesat e Bashkësisë Islame kudo që do të jem”, deklaroi ai.
Kryetari Berisha e falënderoi shumë z. Tahirin për vizitën dhe i uroi shumë suksese në zgjedhjet komunale. Po ashtu e falënderoi edhe për bashkëpunim në të kaluarën dhe përkrahjen e madhe në shumë drejtime që i ka dhënë KBI-Prizren.
Vlen të përmendet se Faruk Tahiri është kuadër i Medresesë së Prizrenit dhe FSI-së në Prishtinë dhe se ka shërbyer imam për gati një vit në xhaminë ‘Haxhi Ramadan’ në Prizren.
Takimi ishte tejet vëllazëror!” njofton Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren