Kryhen edhe 412 teste për Covid-19 në Shatërvan, 20 raste positive
Edhe gjatë ditës së premte ekipe mobile mjekësore të QKMF-së në Prizren, kanë kryer teste të shpejta për Covid-19 në sheshin Shatërvan.
Sipas të dhënave që na ofroi drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, gjatë ditës së sotme janë realizuar 420 teste të reja, ku 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton TV Prizreni.
Ndryshe, gjatë dy ditëve të fundit në Shatërvan dhe disa QMF janë realizuar 2000 rapid teste në Prizren nga KPSH, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 75 qytetarë, ka njoftuar në fund drejtori, Elezkurtaj./tvprizreni