Kujtim Gashi, bartës i listës dhe shef i Shtabit të PDK-së në Prizren
Të dashur miq, qytetarë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Mirënjohjen time ndaj jush për përkrahjen e pashterrshme ndër vite kam vendosur t’ua kthej duke vazhduar rrugëtimim tim këtu ku e kam filluar ëndrrën më të madhe të jetës sime, këtu ku kam filluar rrugën politike dhe rrugën e shërbimit tim ndaj qytetarëve tanë që më mbështetën përherë parreshtur, këtu në qytetin tim, në Prizren!
Unë do të jem pjesë e Listës Fituese në Prizren, pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i nderuar që do t’i prijë kandidatëve për Kuvendin e Komunës. I vendosur si kurrë më parë për fitore, për mbështetje, për të punuar orë e çast për qytetin, për qytetarët!
Përveç dëshirës së madhe për të shërbyer për qytetarët e Prizrenit, shtysë e madhe për kandimin tim ka qenë edhe kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, i cili është kandidati më i mirë në këtë garë, ka virtyte të larta njerëzore, morale dhe kulturore, është njeri me integritet, profesionalisht i pregaditur dhe mbi të gjitha është Kryetari gjithëpërfshirës që i duhet Prizrenit!
Lista e kandidatëve të PDK-së në Prizren është diverse, përfshin të gjitha kategoritë sociale të qytetit dhe rretheve, ka njerëz me vlera profesionale, me të kaluar dhe histori heroike dhe është zëri i qytetarëve që duan të dëgjohen, përfaqësohen dhe të përfshihen! Jam shumë krenar të udhëheq me ekipin e fitores!
Me përulësi u jam falenderues përherë! Na priftë e mbara!
KG