Kujtim Gashi: PDK do ta votojë Buxhetin
Kujtim Gashi deputet i PDK-së thotë se PDK-ja do ta votojë buxhetin “duke mundësuar që shteti të funksionojë normalisht dhe të mos rrëzikohen pagat për mijëra punëtorë të sektorit publik e privat”.
Postimi i plotë:
Bashkë me kolegun tim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza, sot, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Transfere i kemi dhënë mbështetje Ligjit për Buxhet për vitin 2021.
Duke pasur parasysh që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ne si Grup Parlamentar i PDK-së e kemi parë të arsyeshme ta votojmë Ligjin e Buxhetit për vitin 2021, duke mundësuar që shteti të funksionojë normalisht dhe të mos rrëzikohen pagat për mijëra punëtorë të sektorit publik e privat. Gjithashtu, votimi i buxhetit nga ana jonë, mundëson edhe implementimin e Pakos për Rimëkëmbje të cilin e ka propozuar Partia Demokratike e Kosovës, si dhe shumë projekte kapitale të cilat pritet të realizohen në vitin 2021. Urime