Ky është numri i pacientëve që po trajtohen në spitale nga COVID-19
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës vazhdojnë të trajtohen një numër i konsiderueshëm i pacientëve si pasojë e Sars- Cov-2.
Sipas raportimeve nga klinikat Covid të QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, numër i pacientëve që po trajtohen është 723 pacientë.
“594 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 562 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”.
Në QKUK janë të shtrirë 296 pacientë
14 prej tyre në gjendje të rënduar
231 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
254 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive 110 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 64 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 87 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 427 pacientë
17 prej tyre në gjendje të rënduar
363 të konfirmuar pozitivë
308 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 54 pacientë
Spitali i Gjakovës, 77 pacientë
Spitali i Pejës, 92 pacientë
Spitali i Gjilanit, 76 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë