LDK në Prizren: Drejtuesja turiste e Drejtorisë së Kadastrës dhe Gjeodezisë
Qeveria komunale në Prizren, përgjatë katër viteve të drejtimit të komunës, përveç që nuk ka arritur të realizoi asnjë projekt madhor, nuk ia ka dalur as të iu ofroi shërbime minimale administrative qytetarëve prizrenas.
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e përgjegjësive që bien në domenin e saj. Drejtuesja e këtij dikasteri të rëndësishëm, si të ishte turiste, vetem herë pas here është në Prizren, prandaj me të drejtë qytetarët vijnë e ankohen përditë duke shtruar pyetjen legjitime; si mund të jetë efikas një drejtor që banon në Prishtinë e punon si me korrespodencë këtu.
Komuna e Prizrenit, pas kryeqytetit, është e dyta qendër në Kosovë dhe nuk ka merituar të qeveriset me udhëheqës që as nuk e njohin Prizrenin dhe specifikat e komunës.
Dikasteri i Gjeodezisë dhe Kadastrës llogaritet të jetë ndër më të rëndësishmit, që nëse do të punohej, do të mund tu jepte zgjidhje shumë çështjëve e projekteve që kanë mbetur peng i neglizhencës dhe jo seriozitetit, e për më teper edhe i arrogancës së të parës së kësaj drejtorie.
Koha llogaritet ndër asetët më të çmueshme për secilin njeri, prandaj askush nuk do të duhej lënë të priste me ditë e javë të tëra derisa drejtoresha të vendosë me u shfaqë në zyre për të përmbushur përgjegjësit e veta.
Shumë mirë që kohës së kësaj qeverisje të keqe po i vie fundi dhe po afron dita kur qytetarët e Prizrenit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë, fuqishëm do ti ndëshkojnë abuzimet e shumta, dështimet, nepotizmin, keqmenaxhimin e parave publike, neglizhencën, joprofesionalizmin dhe arrogancën e skajshme të tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës ne platformën programore të saj, që do ta prezantoi para qytetarëve, përveç projekteve të shumta zhvillimore të komunës, ka paraparë edhe riparimin e të gjitha dëmeve dhe problemeve e mungesave që ky pushtet i ka shkaktuar në katër vite mospunë e amatorizëm të thellë në udhëheqjen e komunës.
Qytetar të dashur të Prizrenit dhe fshatrave të komunës, ju ftojmë të na vizitoni në zyret tona për të bashkëbiseduar rreth nevojave, këkesave e mungesave tuaja e të komunitetit ku jetoni, në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për rikthimin e LDK-së në krye të komunës, sepse tashmë kur janë provuar disa alternativa me ndrrim demokratik pushtetësh, po e ndjejmë çdo ditë se jeni bindur që vetëm LDK mundet, sepse ka ekspertët me potencialin e duhur intelektual e profesional për ta drejtuar komunën tonë, si njëherë e një kohë kur Prizreni ishte shembulli më pozitiv i zhvillimit të hovshëm dhe qeverisjës së mirë.
LDK – Prizren
25.06 2021