LDK: Praktikat e dhunshme dhe jo bashkëpunimi, duket qe janë shtyllat bazë në politikbërje të Mytaher Haskukës

Dega e LDK-së në Prizre thotë se “Praktikat e dhunshme dhe jo bashkëpunimi, duket qe janë shtyllat bazë në politikbërje të Mytaher Haskukës”

Komunikata e plotë:

Kryetari i komunes Mytaher Haskuka, sot, na nxori nga zyret ne te cilat ne LDK-ja kemi vepru tash e sa vite.

Praktikat e dhunshme dhe jo bashkepunimi, duket qe jane shtyllat baze te tij ne politikberje.

Per me teper ai genjen publikun e gjere kur arsyetohet se nuk ka alternative tjeter, sepse ligji per qeverisja lokale – neni 8, mes tjerash i mundeson kryetarit edhe negocimin me pronat e komunes.

Ne rastin kur kemi te bejme me, jo subjekte afariste profitabile, por subjekte politike qe perfaqesojne qytetaret e Prizrenit ne Kuvendin Komunal, kjo do te duhej te ishte nje praktike me e pranueshme, para praktikes se nxjerrjes se rivaleve politik ne rruge ne kohe pandemie e ne prag te zgjedhjeve.

Nje kryetar e qeveri qe vjene e LDK-se i lutet per hartimin e aprovimin e buxhetit sepse nuk ka kapacitet ta bej kete, por qe nuk pranon te ulet te bisedoj per te gjetur zgjidhje per zyret tona.

E po cfare mund te pritet nga nje kryetar e qeveri qe, jo vetem buxhetin, por edhe sherbimet baze ka deshtuar tua ofroi qytetareve prizrenas. Berllogu (mbeturinat) e kane mbuluar qytetin edhe ne qender te tij, e mos te flasim per periferine ne te cilen kane ‘lulezuar’ deponi te egra gjithandej.

Mungesa e shportave te mbeturinave dhe kujdesi per ato egzistente u japin nje pamje te neveritshme rrugeve e shesheve te qytetit.

Nga ana tjeter gropat e thella qe jane hapur neper rruget kryesore e dytesore te Prizrenit, sikur vulosin paaftesine totale te kabinetit Haskuka.

Ndriqimi publik, qekur ky pushtet u instalua, ne mungese te mirembajtjes, ne pjese te ndryshme te qytetit pjeserisht e vende-vende totalisht eshte jashte funksionit, dhe kur qente endacak jane shtuar me shume se kurre, qytetaret rrezikohen duke ecur neper terr.

Qytetar te dashur te Prizrenit, kjo qeveri komunale dembele e papergjegjshme, po vazhdon me skandale e afera korruptive e keqperdorimi te pushtetit.

Tash, listes se zyrtareve qe jane, o me aktakuze o nen hetime, iu shtua edhe emri i drejtoreshes komunale te arsimit.

Sa mire qe zgjedhjet lokale po afrohen dhe qytetaret do te kene rastin qe me voten e tyre ta denojne keqeverisjen dhe abuzimin e vazhdueshem qe keta kane bere per kater vite rresht.

Prizreni qe njihet per kulture e tolerance,  nuk i duron me keta abuzues arrogant, te papergjegjshem e te paafte per te bere pune te hajrit per cka jane zotuar.

Krejt cka premtuan, deshtuan ti permbushin, prandaj se shpejti vota e prizrenasve do ti dergoi ne arkivat e historise se erret si qeverisja me e keqe qe ka pasur ndonjehere Prizreni.

Prizren

15.04.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *