LDK Prizren: Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell

Komunikatë

Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit.

Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell.

Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.

Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe  pozitës zyrtare për qëllime elektorale.

Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat.

 Ftojm organet kompetente të mbikqyrin e hulumtojnë “zemërgjerësinë” e pushtetarëve në këtë muaj elektoral.

LDK – Prizren

18.09.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *