LDK publikon listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit
-Të dashur qytetar të komunës së Prizrenit, simpatizantë të LDK-së, në zgjedhjet lokale të tetorit, për të parin e Prizrenit, ne garojmë me Anton Qunin, njeriun e dëshmuar në luftë dhe paqe, atdhetarin, patriotin, përfaqësuesin e devotshëm të popullit të Kosovës në Parlament, ish Ministrin e Mbrojtjës që bëri ëndërren e ushtrisë tonë realitet për ti dërguar ushtarët e Republikës së Kosovës në misione paqëruajtëse përkrah ushtarëve amerikan.
– Ndërkaq, listës tonë për përfaqësim në Asamblenë Komunale do ti prijë Nënkryetari i partisë, Hanefi Muharremi, qytetari i dashur, i urtë dhe i devotshëm i Prizrenit. Njeri i dëshmuar në qeverisjen lokale, ai që njeh çdo rrugë e rrugicë të fshatrave e të qytetit të Prizrenit, sepse 80 % e tyre janë projektuar, shtruar e ndërtuar gjatë kohës sa ai ka udhëhequr me infrastrukturën, qoftë në nivel lokal apo qendror.
Ai, gjithashtu, i njeh në përpikmëri kapacitetet ujore të Prizrenit, e di sa pika uji derdhen e ku derdhen, ku mjafton e ku mungon uji e kanalizimi.
Njeriu që gjatë gjithë jetës së tij ka punuar ndershëm e suksesshëm, me duar të pastra dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore..
Modest, i dashur dhe i përkushtuar, përkrah kandidatit Anton Quni, do të bëjnë të mundur ndryshimin e madh e të pritur nga qytetarët në Prizrenin e keqqeverisur, duke ju ofruar e prezantuar ofertën më të mirë qeverisëse dhe listën e kandidatëve më të mirë, të profileve të ndryshme profesionistësh më të mirë në qytet.
– Një ndërthurje brezash e përfaqësimi regjional do të trokasin në derë ditëve në vijim, krenar e ballëhapur për t’ua kërkuar besimin tuaj për vete, LDK-në dhe kandidatin më serioz e më të mirë, në garën për kryetar komune.
– Bashkohuni me ne për ta rikthyer Prizrenin në qendër të vëmendjes kombëtare, e pse jo edhe të ndërkombëtarëve që gjatë mandateve të fundit sikur e kanë braktisur.
Bëhuni me LDK-në për jetë me standard më të lartë jetësor, sepse kemi zgjidhje për të gjitha ngecjet, problemet e mungesat e shkaktuara nga qeverisjet e dështuara të viteve të fundit.
Bashkë do t’ia dalim, bashkë do ta fitojmë këtë garë!
Kryetar: ANTON QUNI
1. HANEFI MUHARREMI
2. SADIJE JAKUPI
3. HAZIZ HODAJ
4. NDERIM GASHI
5. FLORENT UKAJ
6. KUJTESA KABASHI SHATRI
7. QEMAL KRASNIQI
8. AFËRDITA MORINA-BIFFAR
9. ENSAR GËSHTENJA
10. MIMOZA HOXHA
11. LATIF DAKAJ
12. MARIN PËRGJOKA
13. ARSIM HOXHAJ
14. ASTRIT TEMAJ
15 NAXHIJE MEMAJ
16. ISUF NEZAJ
17. BRIKENA KARAVIDAJ
18. DAFINA VLAHNA
19. BAKI HAJDARI
20. KEMAJL GEGOLLAJ
21. BEHAR RAKAJ
22. BULZA BALA ATALLAHU
23. AGIM MAHMUTI
24. NEXHAT HOXHAJ
25. LIRIDONA SPAHIU BYTYQI
26. DHURATA KRYEZIU
27. XHELAL DERVISHAJ
28. ELZANA BOJAXHI
29. AZEM GASHI
30. ERLETA KRYEZI
31. KRESHNIK KOKOLLARI
32. HASAN HOTI
33. ARDIANA BOÇAJ
34. HADİS BAJRAKTARİ
35. GRANIT ADEMAJ
36. ANTIGONA SERTOLLAJ
37. QERIM MAMUSHA
38. FATLUM SHEHU
39. MBARESË GUTAJ
40. ENVER SOPAJ
41. ASDREN HOXHAJ
42. KRISTINA GJEVELEKAJ
43. FEHIM KRASNIQI
44. KORAB SUMIQI
45. NISRET KASTRATI