LDK: Qeveria lokale në prag të zgjedhjeve po bëjnë punë angari

Dega e LDK-së thotë se “qeveria lokale udhëhequr nga kryetari Haskuka, pasë katër vite gjumë të thellë, tani në prag të zgjedhjeve janë kujtuar edhe për Lagjën e Trimave në të cilën ka disa ditë që po bëjnë punë angari”.

Komunikata e plotë:

– Qeveria lokale udhëhequr nga kryetari Haskuka, pasë katër vite gjum të thellë, tani në prag të zgjedhjeve janë kujtuar edhe për Lagjën e Trimave në të cilën ka disa ditë që po bëjnë punë angari.

– Në kulmin e sezonës, kur edhe kjo lagje ngarkohet me ardhjen e bashkëatdhetarëve, është vështirësuar edhe më shumë qarkullimi, nga prerja e asfaltit, hapja e kanalit.. e për më shumë nuk di kush me të dhënë përgjigjje se cfarë është ka bëhet.

– Tabela (në foton e parë), nuk shkruan se cfarë projekti po realizohet, si duket nuk po di as firma se si me e emëru këtë hallakamë koti e me dhënë shpjegime tutje, kjo rritë dyshimin për elemente korruptive e keqpërdorimi të parasë publike.

– Dikush thotë se, po punohet në rrjetin e kanalizimit, por Kompania Hidroregjioni Jugor, thotë se nuk di gjë se cfarë po punohet aty.

– Si mund të zgjerohet rrjeti ujesjellësit, pa  dijenin e kompanisë përgjegjëse për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për më tepër, si mund të zgjerohet rrjeti i ujësjellësit nëse për katër vite, ky pushtet asnjë përpjekje nuk e ka bërë për të shtuar qoftë edhe një mililitër ujë në kapacitetet aktuale.

– Pra, po punohet sa për sy e faqe,  ose sa për ti dhënë tender ndonjë kompanie të afërt me pushtetin, sepse kështu siç po veprojnë i bie siç thotë populli; -“peshqit në deti e tigani në zjarr”.

– Uji askund, e këta hapë kanale, shkatërro rrugë, vendos gypa koti e keqperdorë paranë publike.

– Në fund i bëjmë thirrje prokurorisë që të hetoi këtë rast rreth këtij projekti.

LDK-Prizren

24.07.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *