Lirohet pak nafta, Ministria publikon tavanin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për limitin e çmimit të shitjes së karburanteve për 24 orët e ardhshme, raporton Express.
Sot, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 84 centë, benzina 1 euro e 75 centë, derisa gazi 78 centë.
Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, vërehet se nafta është liruar për dy centë, ndërkohë benzina e gazi mbesin me çmime të njëjta.
Këto çmime vlejnë për datën 1 korrik prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.