Malishevë: Arrestohet një burrë për dhunë ndaj gruas, ajo dërgohet në strehimore me fëmijët

Është arrestuar dje një burrë në Malishevë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ajo më pas është dërguar në strehimore bashkë me fëmijët e saj.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 01.07.2024 – 18:30. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *