Manifestimi ““Java e Remzi Ademajt” peng e ankesës në OSHP
Sot është dashur të mbahet finalja e manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt”.
Tenderin e ka fituar Studio Helix, dhe sot është dashur të mblidhen nxënësit në sheshin Shatërvan.
Të shpallen fituesit…
Por jo, ankesa e operatorit ekonomik Sfinga SHPK nuk e lejon te mbahet ky manifestim…Ankesa ka përfunduar në OSHP…
Ankesa e operatorit ekonomik Sfinga SHPK është në process…thuhet në faqen zyrtare të OSHP-së.
“Zambaku e Prizrenit” i vitit 2017 pikërisht për shkak të ankesës u shty e u shty për tu mbajtur në shtator.
Njëjtë si me Zambakun e vitit 2017, do të ndodh edhe me manifestimin “Java e Remzi Ademjat – Shtigjeve të Lirisë”
E ka të drejtën ligjore Sfinga SHPK të shtrojë ankesë, por në anën morale…
Komuna e Prizrenit, gjithmonë duke u bazuar në ligj, duhet t’a shpall të papërgjegjshme Kompaninë … që nuk sillet konform detyrave dhe përgjegjësive që i ka.
Komuna e Prizrenit duhet të mendojë që herëve të tjera ta shpall tenderin me kohë…edhe për ankesë…