Nuk respektuan masat anti Covid, policia të hënën dënoi 446 qytetarë

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 446 tiketa për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për Pandeminë COVID-19.

Policia po ashtu ka njoftuar se për gjatë 24-orëve të fundit ka dënuar edhe 773 shoferë, të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24-orët e fundit kanë ndodhur 38 aksidente me dëme materiale, dhe 17 me persona të lëndua.

Gjithashtu, të hënën Policia ka arrestuar edhe 15 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *