Mbahet testi i maturës në Komunën e Prizrenit
Gjatë ditës së sotme, rreth 2246 maturantë të komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve iu janë nënshtruar Testit të Maturës shtetërore.
Sipas zyrtarëve komunal nga Drejtoria e Arsimit, janë të ndërmarra të gjitha masat e nevojshme që ecuria e testit të jetë në nivel sipas standardeve të parapara me ligj.
Të angazhuar në mbarëvajtje sa më të mirë të këtij procesi, janë gjithsej 57 administrues në 157 paralele. Drejtoresha e arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj tha se gjithëçka ka filluar mbarë e mirë dhe sipas udhëzimeve të parapara nga Ministria e Arsimit.