Mbi 3 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Janë 3670 kosovarë që kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ndërkohë që prej tyre 3633 kërkesa janë pranuar si pozitive, ndërsa vetëm 37 kërkesa kanë marrë përgjigje negative.

Në statistikat që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2020, vërehet një trend i rritjes së kërkesave të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, që kanë kërkuar që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar më herët se, një ndër arsyet kryesore që qytetarët kërkojnë që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës është se në disa shtete ku jetojnë, nuk u lejohet që të kenë dy shtetësi dhe ata zgjedhin që të kenë shtetësinë e vendit ku jetojnë.

Ja edhe shtetet me numrin më të madh të qytetarëve të Kosovës që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë viti 2020:

GJERMANI -3044

AUSTRI -422

SLLOVENI – 71

KROACI – 28

HOLANDË -27

TE TJERA 41

Ndërkohë që vlen të theksohet se gjatë vitit 2020, 177 qytetarë kanë fituar të drejtën e shtetësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *