Më 09 tetor dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar

Në kuadër të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit të pijës”, më 09 tetor 2022 dhe 10 tetor 2022, nga ora 18:00 – 07:00, rruga “Adem Jashari” (te kryqëzmi i Muzeut Hamam) do të jetë e bllokuar.

Rrugët alternative për qarkullim të pjesmarrësve në trafik do të jenë rruga “Saraqët” (në drejtim të Shtëpisë së Kulturës) dhe rruga “Sheshi i Lidhjes” (rruga për Prevallë).

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që projekti të realizohet sipas planit të paraparë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *