Me 24 shkurt do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto fshatra
K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se bazuar në njoftimin dërguar nga KEDS-i për ndërperje të planifikuar të energjisë elektrike me datën 24.02.2022, prej orës 12:00 deri 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë periudhë kohore për këto fshatra dhe zona:
· Kobaj
· Atmaxhë
· Nashec
· Grazhdanik
· Planej
· Gorozhup
· Mile
· Mazrek
· Gjonaj
· Vlashne
· Një pjesë e qytetit të rrugë së Nashecit.
Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet dhe furnizimi i rregullt me ujë në këto zona.