Me pamje të bukura të natyrës së Kosovës, presidentja bën thirrje për ruajtje të ambientit
Sot është 5 qershor i cili njihet si Dita Botërore e Mjedisit, e caktuar në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në shënimin e Ditës së Mjedisit, përmes një video ka thënë se sfidat për një mjedis të pastër janë të vështira, megjithatë secili ka përgjegjësi për të ruajtur mjedisin.
Me pamjet nga bukuritë e Kosovës, nis nga ujëvara e Mirushës, Osmani ka shtuar se çdo ditë është Dita e Mjedisit.
“Ne duhet të veprojmë tani që ta mbrojmë planetin që të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithe ne, individualisht dhe kolektivisht”, tha Osmani.
“Ne të gjithë kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur burimet natyrore që mundësojnë jetën”, thotë ndër tjera Osmani.