Menagjmenti i Trustit kundër tërheqjes së 30%
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere janë duke raportuar Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale .
Bordi i Trusti janë shprehur kundër iniciativës së PDK-së për tërheqjen e 30% nga Fondi Pensional.
Kryetari i Bordit të Trustit, para deputetëve kanë thënë se tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional do të duhej të ishte hapi i fundit nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.
“Para se të trajtohen temat të tilla është mirë që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për të iu dalë në ndihmë qytetarëve, ne mendojmë që ky do të duhet të jetë hapi i fundit për tërheqjen e trustit”, ka thënë .
Por që ata janë shprehur të gatshëm që të zbatojnë çfarëdo vendimi që u vije nga institucionet si Qeveria apo Kuvendi.
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sqarime nga menagjmenti i Fondit Pensional se a do të ishte e mundur një Tërheqje tjetër dhe sa do të ishte shuma që do të rekomandohej.
“Cilat do të ishin pasojat e juaja investuese nëse miratohet një tërheqje nga Trusti, cila do të ishte pasojat afatgjate, cilat do të ishte tërheqja që nuk do të shkaktonte pasoja afatgjate?”, u shpreh Hoti
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare javë më parë ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.