Merren parasysh kërkësat e PDK në Komisionin për Buxhet dhe Transfere
Deputeti Kujtim Gashi, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se janë marr parasysh kërkesat e PDK-së për Projekt-Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. “Bashkë me z. Bedri Hamza, si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, kemi arritur t’i shtyjmë përpara amandamentet të cilat kanë qenë kërkesa të PDK-së, pas diskutimeve që kemi pasur si subjekt politik me komunitetin e biznesit” shkruan ai.
Postimi i plotë:
Më në fund, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, pas reflektimit të Qeverisë në raport me kërkesat e PDK-së, kalon Projekt-Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Bashkë me z. Bedri Hamza, si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, kemi arritur t’i shtyjmë përpara amandamentet të cilat kanë qenë kërkesa të PDK-së, pas diskutimeve që kemi pasur si subjekt politik me komunitetin e biznesit.
Kërkesat tona të cilat i kemi propozuar përmes amandamenteve janë:
-Pako pre 200 milionë euro për bizneset.
-Mbështetje me nga 300 eu për tre muaj për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës përshkak të pandemisë.
-Rimbursimi i 10% të mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional i Kosovës, për të gjithë ata që kanë deri në 9.999.00 eu.
-Lirimi nga TVSh-ja për lëndën e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore, pavarësisht a eksportohen jashtë vendit a jo.