Mes kundërshtimeve të opozitës Kuvendi Komunal i Prizrenit votoi buxhetin e vitit 2022
Kuvendi Komunal ka diskutuar për buxhetin e vitit 2022.
Pozita ka thënë se me ndryshimet e bëra është sjell në Kuvend një buxhet gjithpërfshirës ndërsa opozita e ka kundërshtuar duke e përmendur drejtorinë e Bujqësisë për të cilën është përgjysmuar buxheti.
Mes kundërshtimeve të opozitës buxheti u votua me 26 vota për, 6 vota kundër, dhe 6 abstenime.