MF ka një njoftim për subvencionimin e pagave nga Pako e Rimëkëmbjes
Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët rreth subvencionimit të pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.
Sipas njoftimit, Komisioni i Ankesave ka ekzekutuar ndarjen buxhetore prej 6 milionë e 500 mijë eurosh si vazhdimësi e vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 milionë eurove për bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga pandemia.Po ashtu, MF ka bërë të ditur se të gjithë tatimpaguesit që vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike: 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗮.𝗺𝗳@𝗿𝗸𝘀-𝗴𝗼𝘃.𝗻𝗲�� , nga sot deri më 16 mars të këtij viti.