Mimoza Kusari – Lila: Masat anti-covid të rishikohen nga qeveria
U.d. e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që të rishikohen masat anti-covid,
Kusari – Lila, ka thënë se këto masa duhet të rishikohen në kuptimin se a po ka efekt mbyllja e pjesshme e cila është në fuqi aktualisht.
Sipas Kusari – Lila, në rast se këto masa nuk kryejnë punë në zvogëlimin e rasteve të reja me koronavirus, atëherë ato duhet të ndryshohen.
“Masat anticovid te rishikohen nga qeveria”, ka thënë ndër të tjera Kusari – Lila në Dukagjin.