Ministri Murati njofton se shtesa prej 100 euro është ekzekutuar për 220 mijë persona
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar në sektorin privat.
Murati ka shkruar se 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro raporton Gazeta Express.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”, ka shkruar Murati.
Ai ka thënë se një numër I aplikantëve që janë lajmëruar në mars por që nuk janë lajmëruar në shkurt pagesat për ta do të kryhen në muajin qershor nëse deklarohen si punëtorë nga punëdhënësi.
“Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi. Qeveria është në anën e qytetarëve”, ka shkruar ai.