Mjeku nga Prizreni pengohet në vendin e punës
Një mjek nga Prizreni ka raportuar në polici se para pak ditësh është penguar në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 06.05.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar (mjek), ka informuar se ditë më parë, është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.