Mot me diell në dy ditët e ardhshme
Të mërkurën dhe të ënjtën moti në Kosovë moti do të jetë i ngrohtë me temperaturat maksimale nga 14-17 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës”, thuhet në njoftim.