Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell gjatë javës së fundit të shkurtit
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot më i ngrohtë e kryesisht me diell.
20.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.
21.02 – Ngrohtë me kthjellime e diell.
22.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
23.02 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
24.02 – Mbetete ngrohtë. Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.
Postimi i plotë:
Mot më i ngrohtë e kryesisht me diell gjatë javës së fundit të shkurtit. Nesër mundësi për riga lokale shiu.
19.02.2023 – Java e fundit e shkurtit në përgjithësi do të karakterizohet me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell dhe kthjellime. Të hënën do të ketë kalime vransirash që edhe mund të shfaqin kushte për ndonjë rigë lokale shiu, apo edhe rrebesh bore krejt në vise të larta malore.
Vransira do të ketë edhe ditën e premte, kur mund të shoqërohen me riga lokale shiu.
Në ditët vijuese rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror do të ketë kryesisht orëve të mbrëmjes, që në disa stacione edhe çon indeksin në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjatë ditës indeksi kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.
20.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.
21.02 – Ngrohtë me kthjellime e diell.
22.02 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
23.02 – Ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
24.02 – Mbetete ngrohtë. Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, ndërsa maksimalet pas një rënie të lehtë ditën e hënë në 11C e 12C, nga dita e martë shënojnë rritje në 15C e 16C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 1-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht zbret në vlera normale.