Moti sot
Edhe gjatë ditës së sotme parashihet që në vend të mbajë mot me diell e herë-herë me vranësira kalimtare. Përgjatë viseve të ulëta do të ketë mjegull por që deri në orët e mesditës pritet të shpërndahet. Temperaturat mbeten pak më të larta nga vlerat mesatare. Temperaturat në viset e ulëta do të lëvizin nga 4 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius. Kurse në vise malore temperaturat do të sillen nga 3 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius. Era do të fryj e lehtë nga juglindja 2-3m/s, e nga Dukagjini drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Indeksi UV: 3. |