Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët, me të paktën një mijë artefakte
Muzeu Arkeologjik i Prizrenit së shpejti mund t’i presë vizitorët dhe t’u ofrojë një përjetim të veçantë me të paktën një mijë artefakte, që tregojnë epokat e zhvillimit të Prizrenit, nga neoliti e deri te periudha osmane.
Në Prizren numri i vizitorëve po shënon rritje progresive nga viti në vit, andaj rifreskimi i ekspozitës në muzeun arkeologjik ishte domosdoshmëri e kohës.
Një nga objektivat kryesore të QRTK Prizren po bëhet e mundur falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.