Ndalohet në Prizren i dyshimti për tentim dhunim

Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunoj. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur.

Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi.

I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal.

Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *