Nderim Gashi kandidat për kryetar të Degës së LDK-së
Nderim Gashi, aktivist që nga mosha 16 vjeçare i LDK-së, do të jetë kandidat për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, në Kuvendin zgjedhor që do të mbahet të dielën, me 1 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Nderim Gashi, i cili tha se do të jetë kandidati për kryetar të Degës dhe qëllimi i tij kryesor do të jetë që ta kthejë LDK-së si forcë kryesore opozitare.
“Zotohem të kthej LDK-në , si forca kryesore e opozitarizmit sepse LDK-ja ka kapacitete që të kontrollojë punën e ekzekutivit prizrenas dhe t’i evidentoj të gjitha parregullsitë të cilat nuk janë të pakta aktualisht”.
Nderim Gashi do ta ketë kundër kandidat Driton Selmanajn, dhe pohon se përparësia e tij është se do të jetë tërë kohën në Prizren i përkushtuar për ta kthyer degën e LDK-së në forcë të parë politike në Prizren.
Nderim Gashi, aktivitetin politik e filloi nga mosha 16 vjeçare, nga strukturat e Forumit të Rinisë, ishte Kryetar i FR të LDK-së për një mandat, poashtu anëtar i kryesise së FR të LDK-së, në Prishtinë.
Nga 2002 ishte anëtar i kryesisë së LDK-së, Dega në Prizren, për një mandat edhe sekretar i degës së LDK-së, kur Dega udhëhiqej nga Kryetari Eqrem Kryeziu, dhe sekretar në kohën kur Kryetar ishte Anton Quni.
Aktualisht Nderim Gashi është anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, dhe Kryetar i nëndegës “28 Nëntori”.