Ndërroi jetë komandanti Esat Krasniqi
Isa Berisha sekretar I Organziatës së Veteranëve të luftës njofton se ka ndërruar jetë komadanti Esat Krasniqi.
“Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veprimtari , anëtari i kryesisë se veteranëve të UÇK dega Prizren, Komandanti Esat Krasniqi”, shkruan ai.
Esat Krasniqi është një nga komandantët e Koshares
I përndjekur nga UDB-ja më ’93-shin ka qëndruar disa kohë në Tiranë dhe pastaj ka kërkuar azil në Gjermani, duke qëndruar deri më 98-n, kur ka ardhur për t’u kyçur në UÇK.
Komandanti i kazermës së Cahanit ka punuar për përgatitjen e luftëtarëve në Kolsh, Kalimash.
Ka qenë në luftë si komandant në Dukagjin dhe komandat i parë i kazermës së Koshares. Është një nga protagonistët e përzënies së serbëve më 9 prill 1999 dhe më pas oficer i TMK-së.