Ndërtimtaria, në top 3 sektorët e Kosovës që ofruan më së shumti punësim gjatë 2023-ës
Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore(AFP) për vitin 2023 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sektorët prijës për punësim në Kosovë ishin tregtia (20.0 për qind), ndërtimtaria (11.8 për qind) dhe arsimi (9.9 për qind).
Burrat kryesisht gjetën punësim në tregti, ndërtim, prodhim, administratë publike dhe mbrojtje, dhe aktivitete akomodimi.
Gratë ishin kryesisht të punësuara në sektorët e tregtisë, arsimit dhe shëndetësisë, me 54.3 për qind.
Sipas ASK-së, 477 mijë e 350 është numri i personave aktivë në fuqinë punëtore, një rënie prej 15 mijë e 456 krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa, persona joaktivë, ato që nuk kërkojnë punësim, janë 694 mijë e 413, duke rënë me 39 mijë e 119 nga viti i kaluar.
Sipas shifrave të ASK-së, përmirësim është shënuar tek punësimi, me 425 mijë e 499 persona të punësuar, një rritje prej 21 e 686 krahasuar me një vit më parë (2022).