Në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, u nderuan të rënët për Liri në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
Me një pjesëmarrje masovike të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve të ndryshme, me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës, janë nderuar të rënët për Liri në vendin ku ata prehen të qetë në Landovicë.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se, sot është një ditë e bekuar për Kosovën,e cila po e shijon shtetësinë e saj fal sakrificës së lavdishme të UÇK-së dhe gjakut të deshmorëve.
Edhe sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, e vlerësoi ndër më të rëndësishmen këtë ditë të shtetësisë për vendin tonë, për çlirimin e të cilit u derdh shumë gjak.
Ndërkaq, kryetari i KBI në Prizren, Besim Berisha, tha se duke nderuar dëshmorët, kujtojmë sakrificën e madhe për liri dhe pavërësi. Pas Landovicës, në kuadër të shënimit të 13 vjetorit të Pavarësisë së vendit, kanë vijuar edhe aktivitetet tjera për shënimin e ditës së mëvetësimit të Kosovës në Prizren./Tv Prizreni