Në 2022-ën e postoi një pushkë gjuetie në rrjete sociale, shoqërohet në polici një burrë në Prizren
Një burrë në Prizren është shoqëruar dje në Polici, pasi në vitin 2022 kishte publikuar në rrjete sociale një pushkë gjuetie.
Arma e zjarrit është sekuestruar, teksa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Leskovec, Prizren 18.01.2022-NN. Lidhur me rastin me 18.06.2024 është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vite më parë kishte publikuar në rrjetin social foto me pushkë gjuetie. Arma e zjarrit është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.