Në 23 vjetorin e rënies, nderohet vepra e Heroit
Të enjten në varezat e dëshmorëve në Landovicë, u bënë homazhe në kujtim të heroit Përparim Thaçi.
Drejtues të KF Liria, ish futbollistë të kohës, trajnerë dhe futbollistë aktual, vunë kurora lulesh mbi varrin e Heroit, në nderim dhe respekt të veprës së tij.
Me 27 maj 1998 Përparimi ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ai, në atë kohë ishte futbollistë dhe ushtarë i UCK-së me bazë në Drenoc, duke kryer detyra të ushtarit shembullor.Vepra e tij, do të jetë udhërrëfim për brezat.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish luftëtarë, veteranë dhe subjekte të tjera.
Lavdi për jetë e motë veprës së Përparim Thaçit !
Me respekt,
KF Liria